Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar me kongresmenin Keith Self në Teksas të SHBA-ve.
Me anë të një postimi në “X”, Begaj ka falenderuar kongresmenin amerikan për vëmendjen ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor, shkruan
vizionplus.tv, raporton KlanKosova.tv.
Presidenti shton gjithashtu se me Keith Self u diskutua edhe rëndësia e pranisë së SHBA-ve në rajon si dhe roli i NATO-s dhe KFOR-it.
“Ishte kënaqësi të takoja kongresmenin @RepKeithSelf në Teksas, të cilin e falënderova për vëmendjen e tij ndaj çështjes shqiptare dhe Ballkanit Perëndimor. Shkëmbyem mendime dhe perspektiva mbi rëndësinë e pranisë së SHBA-së në rajon, rolin e vetë rajonit, NATO-s dhe KFOR-it, si dhe forcimin e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona”, shkruan presidenti Begaj në rrjetin social “X”.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.