Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz.
Përmes një postimi në Facebook ai tha se Shqipëria vlerëson angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe vëllazërore midis dy vendeve tona na nxisin për vijimësi, për bashkëpunim në fusha, si: ekonomia, tregtia, infrastruktura, bujqësia, turizmi, siguria, mbrojtja dhe energjia e rinovueshme”.
“Shqipëria vlerëson rolin e Turqisë dhe të Presidentit Erdogan si një partner dhe aleat kyç dhe angazhimin përmes dialogut për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor e më gjerë”, u shpreh tutje Begaj./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.