Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve.
Begaj ka thënë se mirëpret këtë marrëveshje që lehtëson udhëtimin e shtetasve të Kosovës dhe Serbisë, njofton Klankosova.tv.
“Përshëndes marrëveshjen që lehtëson udhëtimin e shtetasve mes Kosovës dhe Serbisë, në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Vlerësim për dialogun që sjell rezultate dhe mirënjohje për mbështetjen e BE & SHBA”, ka shkruar Begaj.