President i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, në 18-vjetorin e vdekjes së tij.
Begaj përmes një postimi në Facebook, tha se Rugova ishte lideri paqësor e paqëtues, dhe do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi Begaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.