Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel.
Begaj e cilëson Engel një mik të madh të popullit shqiptar dhe një mbështetës të fortë të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Euronews.al, raporton KlanKosova.tv.
“Sot humbëm Elliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar dhe gjithmonë një zë të fortë për ta. Faleminderit për gjithçka që bëtë për Kosovën dhe për kombin tonë. Emri juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën dhe zemrat e shqiptarëve, si një nga miqtë tanë më të çmuar që na qëndroi pranë në ditët tona më të vështira. Pusho në paqe”, shkruan Begaj.
Eliot Engel dhe një nga figurat më të njohura të politikës amerikane në Kongres dhe mik i madh i shqiprarëve u nda nga jeta të premten në moshën 79-vjeçare./KlanKosova.tv.
Today we lost Elliot Engel, a great friend of the Albanian people and always a strong voice for them.
Thank you for everything you did for Kosova and for our nation.
Your name will forever remain in the memory and hearts of Albanians, as one of our most valued friends who stood… pic.twitter.com/IVPJ2g7b0k
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 11, 2026
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.