Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka folur për takimin që e pati me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani.
Në një postim në platformën X, ai ka deklaruar se patën një takim të përzemërt e vëllazëror.
"Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare".
"Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit", ka thënë Begaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.