Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është shprehur i kënaqur që e ka vizituar sot Poloninë me ftesë të presidentin polak, Andrzej Duda.
"Si kombe që ndajnë historinë dhe vlerat e forta evropiane, ne festuam etapa të rëndësishme dhe diskutuam forcimin e lidhjeve tona dypalëshe, integrimin e Shqipërisë në BE dhe rolin strategjik të Kosovës".
"Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Polonisë dhe mezi presim të thellojmë marrëdhëniet tona ekonomike dhe diplomatike", ka shkruar Begaj. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.