Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën në shënimin e 17-vjetorit të Pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj nderoi mijëra burrat dhe gratë që sakrifikuan për liri e pavarësi, transmeton Klankosova.tv.
“Urime Ditën e Pavarësisë, Kosovë! Nderim përjetë mijëra burrave dhe grave që sakrifikuan për lirinë e pavarësinë! Faleminderit të gjithë miqve e aleatëve tanë që janë krah teje! Gëzuar!”, ka shkruar Begaj.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.