Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Drenasit, një ditë pasi u shpall njësoj nga Deçani.
E Begaj për Drenasin i tha fjalët më të mira, siç thotë dhe ai, se historia e kësaj komune është histori krenarie, guximi e patriotizmi, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu ai nuk la pa përmendur edhe të rënë për liri, që për ta Begaj thotë se kanë kontribut të pashlyeshëm.
“Ne, si shqiptarë kemi treguar se të bashkuar dhe me vendosmëri, mund të përballojmë çdo sfidë dhe të dalim fitimtarë”, shkruan tutje i pari i Shqipërisë në Facebook.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.