24.09.2016 · përditësuar para 3599 dite1 min lexim
Në ndeshjen kundër Leicester City, Mancheseter United ka bërë disa ndryshime në formacionin startues.
Për këtë ndeshje rikthehet Chris Smalling, i cili do të jetë edhe kapiten i skuadrës, pasi që Wayne Rooney - që është edhe befasia më e madhe e këtij formacioni - nuk do të luajë.
Duke se Rooney ka humbur besimin e Jose Mourinhos.
Ndeshjen do ta fillojë nga minuta e parë edhe njeriu që po dëshmohet vazhdimisht, i riu Marcus Rashford.
Në formacion nga fishkëllima e parë do të jenë edhe Lingard e Ander Herrera.
Paul Pogba e Zlatan Ibrahimoviq, bashkë me Baillyn e Blind janë lojtarët që nuk kanë lëvizur nga formacioni bazë i fillimit të sezonit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.