15.10.2018 · përditësuar para 2830 dite1 min lexim
Një dyvjeçar ka shkatërruar televiziorin familjar duke e mbuluar atë të tërin me kremë.E për një gjë të tillë, nëna e tij detyrohet të paguajë mbi 6 mijë euro për ta blerë një të ri, njofton Klan Kosova.Danielle Adams nga North Yorkshire, ishte duke kryer punët e shtëpisë ndërsa djalin e saj e kishte lënë në divan duke shikuar film.Pas dhjetë minutash, nëna e të tre fëmijëve vuri re se ishte shumë e qetë dhe supozonte se Oliver kishte rënë në gjumë.Në të vërtetë, fëmija kishte ‘mbuluar’ veten, motrën e tij dhe televizorin me një shtresë të trashë kremash që nëna e tij nuk mund t’i pastronte më.Për më shumë ja momenti në të cilën gjendje gjeti nëna fëmijët e saj bashkë me televizorin e mbuluar me kremë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.