16:00 - Kupa e Botës, Japonia mposht Gjermaninë 2:1
Ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë në kuadër të Kupës së Botës.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2:1 në favor të japonezëve, njofton Klan Kosova.
Golin e parë të takimit e shënoi gjermani Yllkai Undogan nga penalltia në minutën e 33-të.
Golin e barazimit e realizoi japonezi R. Doan në minutën 75-të.
Ndërsa golin e epërsisë e shënoi T. Asano në minutën e 83-të.
15:47 - Japonia shënon golin e dytë kundër Gjermanisë 2:1
Japonia e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Gjermanisë.
Rezultati i tanishëm i ndeshjes është 2:1 në favor të japonezëve, njofton Klan Kosova.
Golin e barazimit e realizoi japonezi R. Doan në minutën 75-të.
Ndërsa golin e epërsisë e shënoi T. Asano në minutën e 83-të.
15:40 - Japonia barazon me Gjermaninë 1:1
Japonia e ka barazuar rezultatin me Gjermaninë.
Rezultati i tanishëm i ndeshjes është 1:1, njofton Klan Kosova.
Golin e barazimit e realizoi japonezi R. Doan në minutën 75-të.
14:55 - Gjermanisë i anulohet goli kundër Japonisë - rezultati mbetet 1:0
Gjermania e ka tundur sërish portën e Japonisë.
Mirëpo goli i dytë i realizuar nga Kai Havertz në minutat shtesë së pjesës së parë, u anulua për shkak se ishte pozicion jashtë loje, njofton Klan Kosova.
Tashmë që ka përfunduar pjesa e parë e takimit, rezultati mbetet 1:0 në favor të Gjermanisë.
14:36 - Gjermania me penallti, ia shënon golin e parë Japonisë
Është shënuar goli i parë në ndeshjen ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë.
Ishte futbollisti Yllkai Undogan ai që realizoi golin e penalltisë në minutën e 33-të, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se ishte portieri japonez Shuichi Gonda ai i cili e shkaktoi penalltinë.
14:10 - Gjermania me protestë e nisi ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror
Në stadiumin internacional Khalifa të Katarit, është duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë.
Para se të nis ndeshja, djelmoshat e kombëtares së Gjermanisë pozuan duke e vënë dorën në gojë, si shenjë proteste kjo ndaj FIFA-s, dhe vendit nikoqir, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se kombëtareve pjesëmarrëse iu ndalua përdorimi i shiritit me ngjyrë në Botëror në mbështetje të komunitetit LGBTI.
14:00 - Fillon ndeshja Gjermani – Japoni
Ka nisur të zhvillohet ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Japonisë në grupin E.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin ndërkombëtar Khalifa në Katar të Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë i gjeni formacionet për secilën skuadër.
klankosova.tv