Lajmet e fundit

Glenn Buratti, është vogëlushi 6 vjeçaar nga Florida, por që i cili pati një problem të vogël.
Në ditëlindjen e tij të shtatë, Buratti ftoi 16 shokët e tij të klases por në festë askush nuk i erdhi, shkruan The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq për dicka të tillë i dëshpëruar nuk mbeti vetëm Glenni tashmë 7 vjeçar, nga dhimbja nëna e tij postoi një shkrim në rrjetin social Facebook, që i takonte komunitetit të tyre.
Nëna shpalosi problemin e saj duke thënë:
''Më dhemb zemra për djalin tim, ai ftoi të gjithë klasën e tij në ditëlindje e ata thjeshtë e injoruan''.
Por pak orë më vonë oborri i shtëpisë së vogëlushit u stërmbush nga dicka e papritur, aty u panë të arrijnë zjarrëfikësit dhe shumë makina policie.
Ndërkaq edhe babai i Glenn, komentoi këtë ceremoni duke thënë se djali i tij do ta kujtoj gjatë këtë ditëlindje të mrekullueshme, përcjellë Klan Kosova.