Miranda Lambert nuk është më beqare!
Ylli i muzikës country e ka bërë të ditur këtë lajm të gëzueshëm në llogarinë e saj në Instagram.
“Në ditën e festës së Shën Valentinit, doja të ndaja me ju disa lajme. Kam takuar dashurinë e jetës time. Ne kurorëzuam dashurinë tonë. Zemra ime është plot”.
“Falemnderit Brendan McLoughlin që më do mua...për atë që jam”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram.
https://www.instagram.com/p/Bt9bYU5gOa2/?utm_source=ig_embed
Kjo është martesa e dytë për Lambert pasi ajo kishte qenë e martuar me yllin tjetër të muzikës country, Blake Shelton, me të cilin u nda në vitin 2015.
Në ndërkohë bashkëshorti i tanishëm i këngëtares nuk merret me muzikë.
Përkundrazi, ai ka një profesion krejt ndryshe - McLoughlin është polic në New York.
https://twitter.com/NYPDMTS/status/629296311716679680?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E629296311716679680&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.cnn.com%2F2019%2F02%2F18%2Fentertainment%2Fmiranda-lambert-brendan-mcloughlin-married%2Findex.html
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.