Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza pritet sonte të mbajë një adresim për media, ku do të flasë para popullit mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe të arriturat e PDK-së nga këto zgjedhje.
Këtë e bëri të ditur në një konferencë, zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, i cili u shpreh se Hamza gjatë mbrëmjes do të ndajë bashkë me ju reflektimet dhe hapat e mëtejshëm, transmeton klankosova.tv.
Kujtojmë që sipas Exit Poll ekskluziv të Klan Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, renditet e dyta në zgjedhjet e sotme parlamentare derisa vet Stavileci rezultatin e quajti inkurajues, por u shpreh që sipas vëzhguesve PDK, pritet të kenë rritje edhe më të konsiderueshme.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.