Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Djajve të kuq është i bindur se skuadra nga Old Trafford do t'u kthehet trofeve.

David Beckham beson se sezoneve pa trofe të Manchester Unitedit u ka ardhur fundi.
Unitedi nuk ka fituar trofe që nga viti 2013, kur Sir Alex Ferguson ishte në krye të pankinës në Old Trafford.
Nga ana tjetër, rivali i përjetshëm i Djajve, Liverpooli, nuk di për trofe tash e 25 vite, por Beckham nuk mendon se United do të rrëshqasë ashtu.
“Nuk besoj se ajo do t’i ndodhë Manchester Unitedit”.
“Kurrë nuk mendoj se nuk do të fitojmë trofe. Kemi shumë histori prapa”.
“Kemi kaluar disa sezone pa trofe, por kwto gjwra u ndodhin klubeve”.
“Natyrisht duhet që të punohet për këtë gjë. Por ka shumë gjëra që lidhen me këtë klub e që nuk na lejojnë të rrëshqasim ashtu”.