Lajmet e fundit
Ish kapiteni i Anglisë ka thënë se nuk është e lehtë të jesh menaxher në Old Trafford, duke përkrahur kështu holandezin që po kritikohet shumë, por ka thënë se skuadrës i duhen trofetë.

David Beckham e ka përkrahur Louis van Gaalin në punën që bën, ndërsa ka theksuar se kryesisht dëgjon fjalë të mira për holandezit.
Pozita e Van Gaal u vu në dyshim pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe rezultateve jo të mira në Premierligë.
Ndërsa humbja 1-0 nga Midtjylland në Ligën e Europës ka shtuar edhe më shumë kritikat ndaj tij, por Beckham ka thënë se nuk është e lehtë të jesh menaxher në Old Trafford.
“Van Gaal është menaxher me përvojë dhe sens të lojës. Ndonjëherë të duhet më shumë kohë për ambientim. Për më shumë, s’është aspak e lehtë të jesh menaxher tek Manchester United”.
“Duhet të shohim rezultatet dhe mënyrën se si luan skuadra. Por unë dëgjoj vetëm fjalë të mira për të”.
“E kam takuar një herë dhe ai është sjellë shumë mirë me mua. Ai është menaxher i Manchester United dhe është normale që të ketë kritika ndaj tij”.