Lajmet e fundit
Legjenda gjermane, pas raportimeve se spanjolli mund të transferohet në Premierligë, ka thënë se shpreson që Guardiola nuk do të largohet.

Franz Beckenbauer, president deri i Bayern Munchenit ka thënë se nuk do që Pep Guardiola të largohet nga klubi.
Guardiola ka pasur suksese të konsiderueshme qëkur u bë trajner i Bayernit në qershor të vitit 2013, duke drejtuar bavarezët në fitimin e dy titujve të Bundesligës dhe sukseseve në DFB-Pokal, Superkupës së UEFA-së dhe Kupës së Botës për klube.
Megjithatë, është raportuar se Pep po mendon që të largohet në përfundim të kontratës së tij – në fund të këtij edicioni.
Por Beckenbauer ka thënë se nuk do të donte që kjo të ndodhë.
“Do të ishte turp nëse largohet pas tri vitesh”.
“Ai e njeh Bayernin më mirë, flet më rrjedhshëm gjermanisht dhe ka raporte të afërta me lojtarët”.