Lajmet e fundit

Për të parën herë Bajerni i Mynihut pranon se Robert Lewandowski mund të jetë blerja e madhe e radhës për Realin e Madridit. Konfirmimi vjen nga një nga emblemat e klubit bavarez, Franz Beckenbauer.
Presidenti i nderit i Bajernit të Mynihut shkruan në kolonën e tij në një ndër të përditshmet gjermane ndërsa analizon merkaton e klubeve të mëdha në Europë.
“Robert Lewandowski është një kandidat i mundshëm për Realin e Madridit”. Beckenbauer pozicionohet krejt ndryshe kur vjen fjala oër Thomas Myller, një tjetër futbollist në shënjestrën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Europës ndërsa shkruan.
“Pa asnjë dyshim, Myller ka sanksionuar se dëshiron të vazhdojë te Bayerni, cka bën që fansat ta duan akoma më tepër”.
Beckebauer paralajmëron për janar të nxehtë në merkaton e yjeve të futbollit si pasojë e fondve të mëdha ekonimike që zotërojnë disa klube të Premier Leagues si dhe të pezullimit me të cilin përballen Reali i Madridit dhe Atletiko, që nuk mund të bëjnë blerje në dy seksionet e ardhshme të merkatos pas parregullsive që konstatoi Fifa në kontratat e tyre me futbollistë minorenë./supersport.al