Këngëtarja e njohur me prejardhje nga Shqipëria, Bebe Rexha, ka rrëmbyer çmimin e parë në MTV VMAs gjatë karrierës së saj muzikore.
Këtë e bëri të ditur vet Rexha në rrjetin social Instagram, transmeton Klan Kosova.
Rexha fitoi kategorinë e vallëzimit më të mirë në MTV VMAs 2019, me këngën “Call you mine” e cila është në bashkëpunim me The Chainsmokers.
https://www.youtube.com/watch?v=3XCVM3G3pns
Këngëtarja u shpreh se është shumë e lumtur me këtë çmim.
“Kur e fiton çmim për herë të parë në MTV VMAs”.
“Ju faleminderit MTV VMAs, ju faleminderit The Chainsmokers. I dua fansat e mi”, ka shkruar Rexha në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B1pos6HFhys/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.