Këngëtarja shqiptare më famë botërore, Bebe Rexha, ka postuar disa video nga një dasmë shqiptare ku ishte pjesë.
Nëpërmjet storyve në rrjetin social Instagram, këngëtarja e "Meant to be" ka shfaqur pjesë të ahengut ku dëgjohej muzika shqipe, njofton Klankosova.tv.
Ajo shihet teksa kërcen e rrethuar nga njerëz të tjerë, ndërsa këngëtari Rati performon këngë popullore.
Gjithashtu Rexha ka publikuar dhe një video me të atin, krahas së cilës shkruan “vajza e babait”.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.