26.05.2019 · përditësuar para 2603 dite1 min lexim
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka thënë se nuk preferon të përdorë Photoshop-in për editimin e fotografive të saj.
Rexha në një intervistë për TMZ ka thënë se e do trupin e vet ashtu si është.
“Unë e dua trupin tim dhe i dua të pasmet e mia të mëdha. Unë jam mbi Photoshop-in”.
Rexha po ashtu la një mesazh për adhuruesit e saj ku tha se ata duhet të donë veten ashtu si janë.
“Dojeni trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Vetëm jeni vetvetja”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.