Piloti britanik Oliver Bearman nuk e ka pasur asnjë telashe për të arritur te fitorja në shtegun e Monzas të dielën në Formula 2.
Ai që në fillim arriti ta kap pozitën të cilën më pas e mbajti me shumë sukses deri në fund për të dal i pari përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast Bearman arriti tek fitorja e tij e katërt këtë sezon dhe e dyta rresht për ekipin Prema Racing.
Por të dielën më së shumti u dallua japonezi Ayumu Iwasa që nga pozita e 15 arriti të dal në fund i dyti në Itali.
Teksa në vendin e tretë hyri lideri i kampionatit francezi Theo Pourchaire me ekipin e tij Art Gran Prix.
Por garën nuk e përfundoi konkurrenti i tij kryesor në luftën për titull Fredrik Vesti që u godit në muret mbrojtëse.
Deri në fund të kampionatit të Formula 2 ka mbetur vetëm edhe dy gara që zhvillohen me 25 dhe 26 nëntor në Emiratet e Bashkuara Arabe.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.