Piloti britanik Oliver Bearman ka shkëlqyer në fundjavë në garat për shpërblimin e madh në Azerbajxhan në Formula 2.
Ai në mënyrë të përkryer doli triumfues në garën Feature në shtegun e Bakus që u zhvillua të dielën në mëngjes përcjell klankosova.tv.
Duke e drejtuar bolidin e tij Prema Racing ai e kaloi vijën e finishit i pari dhe e la pas vetes Enzo Fittipaldin dhe Theo Pourchaire.
Bearman fundjavën perfekte e kompletoi duke triumfuar edhe në garën Sprint të shtunën teksa të premten doli i pari duke marr pozitën e parë startuese.
Britaniku tashmë është ngjitur në vendin e 4-të në renditjen e përgjithshme e ku lider është Theo Pourchaire me 65 pikë.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.