Lajmet e fundit

Komisioni Evropian tha se ka bërë një rishikim të ndihmës së tyre për zhvillimin e palestinezëve, ku aty kuptuan se nuk ka asnjë provë që fondet shkojnë për Hamasin.
KE-ja shtoi se programi i tyre do të vazhdojë pa asnjë vonesë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.
"Rishikimi nuk gjeti indikacione se nga paratë e BE-së kishte përfituar drejtpërdrejt ose tërthorazi organizata terroriste Hamas", tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit, Valdis Dombrovskis.