Lajmet e fundit

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka reaguar për zjarret e mëdha që tashmë janë duke u zhvilluar për ditë të tëra në Greqi.
Në platformën X, ajo ka thënë se BE-ja po i qëndron pranë Greqisë derisa po lufton me zjarret shkatërruese.
"BE-ja po dërgon mbështetje nga flota e saj e shpëtimi: dy avionë nga Italia dhe një helikopter nga Franca".
"Ekipet e zjarrfikësve nga Çekia dhe Rumania janë gjithashtu duke u vendosur. Ky është solidariteti i BE-së, i cili është në veprim", ka shkruar Von der Leyen. /Klankosova.tv