Bashkimi Evropian sot, ka miratuar paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Duke shkruar në Twitter, presidenca suedeze e BE-së thotë: "Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën”, transmeton Klankosova.tv.
"BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet".
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.