Zyra e BE-së në Kosovë ka mirëpritur ratifikimin e sotëm të marrëveshjeve të ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo i hap rrugën Kosovës të përfitojë nga 882 milionë eurot në grante dhe hua të favorshme, të destinuara për zbatimin e reformave që e çojnë vendin përpara në rrugën e integrimit evropian”, u tha në reagimin e Zyrës së BE-së.
Kuvendi i Kosovës, në një seancë të së premtes, miratoi marrëveshjet e ndërlidhura me Planin e Rritjes të BE-së. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/miratohet-marreveshja-per-milionat-e-planit-te-rritjes/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.