Edicioni i katërt i Big Brother Kosova, spektakli më i komentuar në trojet shqiptare ka nisur fuqishëm, duke ndezur menjëherë atmosferën tek publiku, i cili prej javësh priste me padurim hapjen e dyerve të shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Kureshtja për VIP-at e rinj ka kapluar rrjetet sociale, ku komentet, videot, analizat dhe memet kanë nisur të shpërthejnë që në minutat e para.
Publiku shqiptar po e ndjek nga çdo cep i botës, edhe përtej Atlantikut, në SHBA.
Shikuesit e Klan Kosovës kanë dërguar pamje nga atje, duke e shikuar spektaklin në veturë./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.