Muzbajdin Qamili, i njohur si Nexhi në serialin “Bashkallajk” ka folur lidhur me ngjarjen e mbrëmshme që ndodhi në “Big Brother Vip Albania”, ku Jozi ushtroi dhunë ndaj Gjestit.
Ai tha se nuk e kupton se si produksioni e nxorrën Jozin për dhunë dhe e ktheu prap.
“Skandaloz, tmerr, ajo është shoqëria shqiptare, ajo është tmerr, është realitet i shoqërisë shqiptare, nga ai vend kam marrë shkollë, atë vend nuk e keni idenë sa e du. Ajo që ka ndodh mbrëmë nuk dua ta them atë çfarë mendoj. Mbrëmë është dashur të mbyllet Top Chanel”, tha ai në "Weekend" në Klan Kosova.
Ai tutje tha se Gjesti si personazh i duket interesant por i uron shëndet dhe e përkrah fuqishëm. / Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=WTW0YMorC5w
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.