Lajmet e fundit
Treshja sulmuese e Real Madridit nuk ka shënuar numrin e golave që pritej në ndeshjet e para-sezonit.

Parasezoni i Real Madridit në Australi dhe Kinë nuk ishte goleadë për BBC.
Në katër ndeshje, treshja sulmuese e Real Madridit shënoi vetëm dy gola, një nga Karim Benzema dhe një nga Crisitano Ronaldo, të dy në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Edhe Ronaldo, edhe Bale startuan në katër ndeshjet e luajtura dhe patën minutazhë më shumë se secili sulmues tjetër në skuadër. Portugezi luajti 226 minuta, ndërsa numri 11 luajti 11 minuta më pak se ‘shtata’ e skuadrës.
Benzema nga ana tjetër nuk ishte në element. Francezi para-sezonin e filloi në stol, duke e zëvendësuar Jesen në pjesën e dytë. Në ndeshjen ndaj Cityt luajti në pjesën e parë, si edhe në ndeshjen ndaj Milanit. Në përballjen me Interin, Benz nuk u aktivizua fare. Megjithatë, për nga raporti mes kohës në lojë dhe golave, sulmuesi ishte më efikasi në skuadër, duke shënuar një gol në 135 minuta lojë.