Lajmet e fundit
Treshja sulmuese e Real Madridit është përballur këtë edicion me një varg sfidash, ndërsa ka shënuar 46 gola deri tani.

Real Madridi nuk po e mban dot hapin me Barcelonën, por BBC është duke vazhduar të shënojë po aq gola sa edhe MSN.
Këtë fundjavë Bale dhe Neymar nuk luajtën, por megjithatë tresheve iu shtua edhe një gol. Për Los Blancos shënoi Benzema – golin e barazimit ndaj Betis, ndërsa Lionel Messi i dha Barçës fitoren ndaj Malagas.
BBC ka shënuar 46 gola këtë edicion(Benzema 17, Ronaldo 16, Bale 13), ndërsa MSN ka një gol më pak, 45(Suarez 18, Neymar 16, Messi 11). Derisa rolet e treshes së katalunasve nuk kanë ndryshuar këtë edicion, ajo e madrilenëve ka pësuar një varg ndryshimesh.
Derisa më parë Ronaldo ishte ai që bën te dallimin në fushë, për shkak të aftësisë për të shënuar dhe përfshirjes në aksione, tani janë Bale dhe Benzema ata që po e udhëheqin skuadrën.
Fakti që portugezi nuk shënoi në Villamarin nuk mund të konsiderohet tragjedi, pasi shifrat e tij këtëe edicion edhe ashtu nuk janë si ato gjatë të tjerëve. Është gjithçka e lidhur me statistikat.