Lajmet e fundit

Futbollisti i Real Madrid, Lucas Vasquez ka folur para ndeshjes të së shtunës kundër Barcelonës.
Ai ka folur fjalë të mëdha për treshen sulmuese Benzema, Bale dhe Cristiano Ronaldo duke thënë se ata janë në nivelin e njëjtë me rivalët Messi, Suarez dhe Neymar.
“MSN përbëhet nga tre lojtarë të mëdhenj, por edhe BBC janë të atij niveli, ata janë futbollistë që bëjnë dallimin çdo herë dhe që çdo herë po ashtu janë më të mirë”.
Vasquez ka thënë se kjo javë para EL CLasicos ka qenë e zakonshme, nuk ka pasur nerva në skuadër po që ka pasur vetëm motivim.
Ai ka thënë se duhet të fitojnë këtë ndeshje për çfarëdo çmimi në mënyrë që të jenë ende në luftën për titull.
‘Kanë mbetur edhe tetë javë pas kësaj, në futboll asgjë nuk dihet. Gjërat mund të ndryshojnë dhe neve na duhet që të jemi gati për këtë”, ka thënë Vasquez, transmeton Klan Kosova.
Më tej ai ka shtuar se nuk i kanë frikën Barcelonës, por që e respektojnë shumë si çdo kundërshtar tjetër.