Lajmet e fundit

Mediumi prestigjioz britanik BBC ka bërë një shkrim për mungesën e VAR-it në ligën e Skocisë.
BBC ka krahasuar mungesën e teknologjisë në një nga ligat më interesante në Evropë dhe prezencën e saj në një ligë të nivelit të ulët siç është Kosova.
Artikulli nis me këtë pyetje: Çfarë kanë të përbashkët Kosova, Maroku dhe Tajlanda? Secila nga ligat e tyre më të larta të futbollit kanë VAR ndërsa Skocia jo.
Tutje në artikull shkruan se këtë të premte Federata skoceze e futbollit FA Skoceze dhe SPFL do të zhvillojnë një video-konferencë me klubet Skoceze të Premier League për të diskutuar futjen e teknologjisë për të gjitha lojërat e nivelit të lartë dhe raundet e fundit të garave të kupës vendase.
Por, pse është dashur kaq kohë për të arritur këtu? Si do të funksiononte? Kush do të paguante për të? Dhe a do të jenë klubet në favor?
Artikullin e plotë të BBC-së mund ta lexoni KËTU