Lajmet e fundit

Truri i njeriut është i programuar që të gjykojë. Ky mekanizëm i mbijetesës, e bën shumë t ë vështirë që të takoni dikë pa i vlerësuar apo interpretuar sjelljet e tyre.
Përderisa një numër njerëzish mendojnë se gjykimet tona për të tjerët bazohen në përmbajtjen e bisedës e te tjerë në sjelljet, studiuesit thonë ndryshe.
Në fakt, shumica e gjykimeve tona fokusohet në gjëra më të vogla e më delikate, siç është shtrëngimi i dorës dhe gjuha e tripit. Ne shpesh formojmë opinione për njerëzit bazuar vetëm në këto sjellje.
Në Universitetin e Kansasit në Amerikë, studiuesit kanë gjetur se njerëzit e gjykojnë personalitetin e tjetrit thjesht duke parë fotografitë e tyre e duke u bazuar në këpucët që ata kishin veshur, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.
Njerëzit ju gjykojnë bazuar në këto elemente:
Si i trajtoni kamarierët dhe recepcionistët
Sa shpesh e kontrolloni telefonin
Shprehitë repetitive që tregojnë nervozë
Sa shpesh bëni pyetje
Shtrëngimin e dorës
A paraqiteni në kohë ën vendet ku duhet të shkoni
Shkrimin e dorës
Kontaktin me sy