Sot Shqipëria u bë me bazë ushtarake të NATO-s.
Kuçova, ishte vendtakimi i inaugurimit të kësaj baze.
E kjo po vlerësohet shumë e rëndësishme nga aspekti i sigurisë rajonale.
Në veçanti, sipas gjeneralit të pensionuar, Esad Çollaku, kjo është një sinjal i qartë i Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe ata që janë prorus.
"Me të vërtetë shteti shqiptar është për çdo lëvdatë dhe duhet t'i urohet kjo punë e madhe që është bërë për sjelljen e bazës ajrore në Shqipëri", tha ai në Info Magazine në Klan Kosova.
Çollaku shtoi se ky është një nga lajmet më të mira pas rënies së komunizmit në Shqipëri./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=WhMb7kOmlAw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.