Lajmet e fundit

Bayerni ka shënuar fitore të thellë ndaj Mainzit, duke e mposhtur me rezultat 8-1, në kuadër të xhiros së 25-të në Bundesliga.
Serinë e golave e nisi Harry Kane, në minutën e 13’ teksa vetëm shtatë minuta më vonë Leon Goretzka e dyfishoi epërsinë për bavarezët.
Nadiem Amiri shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 31’. Në skenë doli edhe njëherë Kane, në minutën e 47’, duke e ngritur epërsinë prej dy golave.
Në pjesën e dytë, Thomas Muller e katërfishoi epërsinë e vendasve me një gol të bukur në minutën e 46’.
Për golin e pestë u kujdes supertalenti Jamal Musiala, në minutën e 61’. Golin e gjashtë e shënoi Serge Gnabry në minutën e 66’.
Katër minuta më vonë Kane kompletoi hat-trickun, me një gol fantastik. Golin e fundit dhe të goditjes finale e realizoi Leon Goretzka.
Bayerni pas fitores mbetet në vendin e dytë me 57 pikë të grumbulluara, me shtatë pikë larg Leverkusenit që është në pozitën e parë me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.