Bayern Munich ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit të Liverpoolit, Ibrahima Konate, për një transferim të mundshëm verën e ardhshme.
Gjigantët gjermanë duan ta rikthejnë ish-lojtarin e RB Leipzig në Bundesligë, me kontratën e tij që po i afrohet fundit.
Sipas BILD, Bayern po monitoron edhe Marc Guehi të Crystal Palace, si alternativë.
Situata e Dayot Upamecanos, që ende nuk ka rinovuar, po nxit klubin të kërkojë përforcime.
Të tre mbrojtësit kanë vlerë të lartë në treg dhe mund të përfshihen në një “rotacion” të madh transferimesh. Vendimet e kontratave në muajt e ardhshëm do të përcaktojnë lëvizjet e verës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.