Lajmet e fundit

Bayerni ka barazuar me Kopenhagën me rezultat 0:0 në xhiron e pestë të Ligës së Kampionëve.
Bavarezët e kanë siguruar kualifikimin nga grupi A me 13 pikë, por beteja mbetet mes tre klubeve të tjera për pozitën e dytë.
Kopenhaga dhe Galatasaray i kanë nga pesë pikë në vendet dy dhe tre, ndërkaq Manchester Unitedi i ka katër.
Në rast të fitores me Galatasarayn në përballjen e xhiros së fundit, Kopenhaga kalon tutje.
Ashtu ndodh me klubin turk nëse fiton ndaj gjigantit danez në Danimarkë.
Sidoqoftë, nëse të dyja klubet barazojnë dhe Djajtë e Kuq fitojnë kundër Bayernit, atëherë vetëm kështu kualifikohet klubi anglez.