Lajmet e fundit

Bayerni ka fituar në shtëpi kundër Hoffenheim me rezultat të thellë 4-0, në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të Serge Gnabry në minutën e 16-të, teksa më pas e dyfishoi Robert Lewandoëski, pas një asistimi nga Thomas Muller, me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bayerni shënoi edhe dy herë, në minutën e 82-të me Eric Maxim Choupo-Moting, dhe në minutën e 87-të me Kinglsey Coman.
Bayerni pas kësaj fitore mbetet lider në Bundesliga me 22pikë pas tetë ndeshjeve.
Teksa, Hoffenheim në pozitën e 10-të me 11 pikë. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1451912683511558149