Lajmet e fundit

Bayern Munich e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2023, duke barazuar me Leipzigin, 1-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Choupo-Moting, në minutën e 35’, teksa me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Leipzig, pas disa tentimeve arriti të gjejë rrjetën e golit në minutën e 52’, me Marcel Halstenberg.
Bayerni u aktivizua duke u munduar ta gjejë golin e fitores deri në minutat e fundit të takimit, por pa arritur dot.
Kështu, Bayerni edhe pas barazimit, mbetet në vendin e parë me 35 pikë, pas 16 ndeshjeve, teksa Leipzig, në pozitën e tretë me gjashtë pikë më pak. /Klankosova.tv.