01.02.2023 · përditësuar para 1277 dite1 min lexim
Skuadra gjermane Bayern Munich i ka penguar avancimet e Interit për mbrojtësin Benjamin Pavard në orët e fundit të afatit kalimtar,
Sipas L'Equipe, Interi e konsideronte Benjamin Pavard si një zëvendësues për Milan Skriniar, i cili do t'i bashkohet Paris Saint-Germain si agjent i lirë në verë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Kontrata e Pavard me Bayernin gjithashtu skadon në qershor, por skuadra bavareze vendosi ta ndalojë lëvizjen për momentin duke i bërë atij një ofertë e cila ende është në shqyrtim.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.