Lajmet e fundit

Lajmi i fundit është që Bayern Muncheni po do që ta shesë Sadio Manenë pas grushtit që ai ia dha bashkëlojtarit të tij, Leroy Sane, javën e kaluar.
Ndonëse u tha që të dy e kishin lënë këtë problem pas, bavarezët duket se e kanë ndarë mendjen që duan t’ i ndajnë rrugët me senegalezin.
Edhe para incidentit me Sanenë, Maneja nuk është se ishte gjetur si është më së miri te bavarezët që kur erdhi gjatë verës nga Liverpooli.