Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka shënuar fitore prej 2:1 në derbin ndaj Schalke-s në kuadër të xhiros së 22-të të Bundesligës.
Së pari, liderët gjermanë kaluan në epërsi përmes Robert Lewandowskit në minutën e gjashtë.
U mendua se Schalke do të bënte rezistencë kur Franco Di Santo barazoi shifrat në minutën e 29-të.
Megjithatë, një gol i Thomas Muller në minutën e 36-të bëri që Bayern t’i mbajë tri pkë në Allianz Arena.
Pas kësaj fitoreje, bavarezët kanë 56 pikë, në vendin e parë, 18 më shumë se RB Leipzig një pozitë më poshtë.