Lajmet e fundit
Kampioni i Bundesliga ka përforcuar radhët me mesfushorin brazilian, Douglas Costa.

Bayern Munchen ka transferuar mesfushorin Douglas Costa.
Costa ishte i kërkuar nga një numër skuadrash elitare evropiane, ndër to edhe Chelsea i Jose Mourinhos.
Njoftimin për kalimin e brazilianit tek gjigandi gjerman e ka dhënë klubi ukranias në faqen zyrtare.
“Shakhtar Donetsk dhe Bayern Munchen kanë arritur marrëveshje për transferimin e Douglas Costas në klubin gjerman. Vlera e këtij transferi është 30 milionë euro”.
Në profiling zyrtar edhe Costa është shprehur i kënaqur për realizimin e kësaj marrëveshje, duke u zotuar që të punoj shumë.