Lajmet e fundit

Bayern Munich ka konfirmuar se kanë nënshkruar huazimin e Kingsley Coman nga Juventus.
19 vjecari iu bashkua kampionëve të Serie A nga Paris Saint-Germain më 2014 por dështoi të jetë titullar në ekipin e parë.
Ai ka zgjedhur tashmë të bashkohet me kampionët e Bundesligës, fillimisht në një marrëveshje huazimi dy vjeçar, por Bayern ka siguruar opsionin për ta blerë atë në fund të stinorit 2016-17.
Reprezentuesi I kombëtares nën 21 vjeçare të Francës kreu testet mjekësore të dielën dhe foli për tranferimin dhe gëzimin për t’u bashkuar me ekipin e Pep Guardiolës.
“Unë jam shumë i gëzuar qe jam në Munich dhe Bayern,” tha ai. “ Dua ta bëjë hapin tjetër në karrierë këtu, dhe dua ta ndihmojë dhe të siguroj që Bayerni janë të suksesshëm gjatë dy viteve të ardhshme.”