Lajmet e fundit

Anthony Martial është në cak të disa skuadrave evropiane.
Së fundmi në garë për sulmuesin e Manchester United është futur edhe Bayern Munich.
Francezi vjet më parë u transferua për vlerë rekorde në Old Trafford, por që nën drejtimin e Jose Mourinho nuk e pati kohën e duhur për të luajtur.
Duke qenë i frustruar me minutat e pakta në formacionin bazë, edhe vet lojtari dëshiron që të ndërrojë skuadër këtë verë, përcjell Klan Kosova.
Pos Bayern për Martial është duke u interesuar edhe Juventus, që dëshiron të bëjë një hap para për ta blerë atë, pasi që në këtë vit ai hyn në vitin e fundit të kontratës me United.