Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se klubi është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
21-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të kërkuar në botë kohët e fundit me disa prej klubeve elitare të Evropës, përfshirë Chelsea, Manchester City, Manchester United, të gjithë të interesuar për sulmuesin.
Bayern Munich tani është bërë klubi i fundit që lidhet me norvegjezin me Salihamidzic duke pretenduar se ata do të ishin 'amatorë' për të mos shkuar pas tij, shkruan dailymail, transmerton Klankosova.tv.
Ai tha për kanalin televiziv gjerman Sport1: “Ky është një lojtar i lartë që ndoshta e gjithë bota e dëshiron. Sigurisht që ne po e kërkojmë. Përndryshe do të ishim amatorë”.
Haaland ka një klauzolë lirimi prej 68 milionë funtesh e cila do bëhet aktive nga vera e ardhshme, por është raportuar se Dortmund po kërkon 150 milionë funte nga çdo ekip që kërkon ta blejë atë.
Sulmuesi ishte i lidhur me një lëvizje në Chelsea këtë verë, por u distancuan nga shifra e raportuar prej 150 milionë funtesh.