Lajmet e fundit

James Rodriguez tani është afër që t’i bashkohet Bayern Munchen, e jo Paris Saint-Germain, sipas AS.
James mund ta braktisë Real Madridin para se skuadra madrilene të niset në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sidoqoftë, raportet e fundit pohojnë që bavarezët do të vijnë me një ofertë për yllin e mbretërve, i cili do të bashkohej me Carlo Ancelottin, trajnerin i cili e kishte udhëhequr në sezonin 2014/2015.