Lajmet e fundit
Gjiganti gjerman po synon ta transferojë francezin, duke pasur kështu alternativa më të shumta në sulm, edhe në rast lëndimesh

Bayern Munich është duke bërë gati një ofertë për Olivier Giroud, në mënyrë që të ketë një zëvendësim solid për Robert Lewandowski.
Francezi nuk ka minuta të mjaftueshëm loje në Emirates Stadium, sidomos pas transferimit të Alexandre Lacazette, që është bërë titullar i padiskutueshëm.
Sulmuesi i Ajax, Kasper Dolberg është tjetër mundësi për bavarezët, pasi paraqitjet e tij kanë rënë tashmë në sy të skuadrave më të mëdha europiane.